Disa ditë më parë Ermal Mamaqi prezantoi librin e tij të parë me titull “Në garë me veten”, i cili u bë dhe ‘shkaku’ i një sherri mes tij dhe gazetares Iva Tiço.

Përpos komenteve të shumta ku uronin aktorin e humorit, në sy ra dhe komenti ironizues i Ivës, të cilës Ermali nuk e la pa i kthyer një përgjigje. (Kliko këtu)
I ftuar së fundmi në “ABC e pasdites”, Mamaqi tregoi se ‘sherri’ nuk ndodhi për shkak të marketingut, por sepse ashtu erdhën gjërat.

“Nuk ishte e llogaritur. Madje, ishte keqardhje që pavarësisht humori që unë i bëj gjërat dhe jap mesazhin. Me erdhi keq që ajo ishte shprehur ashtu. Se pavarësisht se ajo mund të mos ta pëlqej librin, po ky është një biznes dhe po ironizon rrogën e shumë familjeve që kanë punuar për të.
Janë disa momente që shfrytëzohen për marketing megjithëse keqardhjen që kam kur disa njerez shprehen kështu, sidomos Ivën që e njoh. Nuk ka rëndësi se çfarë flitet, rëndësi ka që flitet.
Të gjithë ata njerëz që sulmojnë dhe shajnë kanë nevojë të vijnë në këto trajnime dhe të lexojnë librin. Patjetër edhe Iva. E mira do të ishte që këto komente të vinin pasi ta kishin lexuar këtë libër”, – u shpreh Ermali.
Ndër të tjera aktori u pyet nëse e ‘frenon’ partneren e tij Amin për komentet që shkruhen në rrjet:
“Ajo është një frenë e fortë për ta bërë këtë. Pavarësisht kësaj ajo ka një lloj qetësie që më qetëson edhe mua. Këto përgjigje dhe kundërpërgjigje kanë kaluar tani në një fazë marketingu për mua”.– tregoi ai.


