21 Korrik, 2023

“Ju dua Tirana”/ Momenti emocionues kur Ricky Martin flet shqip dhe bën shqiponjën dykrenare me duar gjatë koncertit të tij (Video)


Këngëtari i njohur latin Ricky Martin ka dhuruar një performancë elektrizuese gjatë mbrëmjes së djeshme (20 korrik) në sheshin Skënderbej.

Artisti i cili ka kënduar për publikun këngët e tij më të njohura si ‘Livin la vida loëa’ apo ‘Un, dos, teres, Maria’, shprehu dashurinë dhe vlerësimin e madh për vendin tonë, duke e cilësuar si një ‘vend të bekuar’  teksa premtoi se kjo nuk do të ishte hera e fundit që do të vinte në Shqipëri. (kliko këtu)

Gjatë performancës së tij Ricky, foli shqip duke i thënë të gjithë publikut: “Ju dua Tirana”. Mirëpo një ndër momentet më emocionuese të koncertit ishte kur një fans i artistit i dhuroi atij flamurin ‘kuq e zi’  të cilin Ricky e mori menjëherë në skenë duke e mbështjellë rreth vetes, teksa nuk la pas pa bërë dhe simbolin e shqiponjës dykrenare me duar.

 

© Panoramaplus.al