20 Korrik, 2023

Ricky Martin ndez “Sheshin Skëndërbej”, ylli botëror përshëndet me fjalët shqip: Nuk është hera e fundit që do të jem para jush! Do t’i tregoj botës për popullin e bekuar


Ylli botëror, Ricky Martin i cili prej dy ditësh ka mbërritur në Tiranë ka nisur koncertin live në ‘Sheshin Skëndërbej’.

Në nisje të performancës, ylli botëror ka përshëndetur gjithë spektatorët që ishin grumbulluar i ka përshëndetur në gjuhën shqipe me të cilat zgjodhi të na tregojë që nuk do të jetë hera e fundit që do të performojë para publikut shqiptarë.

Ndër të tjera artisti me famë botërore tha se do i tregoj botës për Shqipërinë dhe popullin e bekuar.

“Nuk do të jetë hera e fundit që do jem para jush, do të vi të qëndroj gjatë do ti vizitoj të gjitha qytetet dhe do ti tregoj botës për Shqipërinë, jeni popull i bekuar”-është shprehur ylli botëror.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Panorama TV (@panoramatv.albania)

© Panoramaplus.al