Mëngjesin e sotëm bëri bujë kërkesa e këngëtares së famshme Bebe Rexhës, e cila u kërkoi një bashkëpunim bashkatdhetarëve të saj, Rita Ora, Dua Lipa dhe Ava Max.

E para që u përgjigj kësaj kërkese ishte Ava e cila në postimin e Bebes në “Twitter” komentoi: “Një ‘Lady Marmalade’ e re”.

Më pas nuk vonoi shumë dhe Dua Lipa i ka kthyer përgjigjen epike. “Hajde shqipe”, shkruan ajo në postimin e Rexhës.

Dua lë të kuptohet se është dakord që të bëjë një këngë me Ava-n, Bebe-n, madje edhe Rita Orën, edhe pse me këtë të fundit kanë pasur shpesh herë mosmarrëveshje.

Tani është radha e Rita Orës që të reagojë në lidhje me këtë kërkesë të mikës së saj, Bebe Rexha.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
