29 Janar, 2019

A do pranojnë Rita dhe Dua? Bebe Rexha kërkon bashkëpunim me tri këngëtaret e famshme shqiptare


E keni menduar ndonjëherë që këngëtaret e famshme me origjinë shqiptare të bënin një bashkëpunim? Mesa duket këtë ide e ka Bebe Rexha.

Në një postim në “Twitter”, ajo zbuloi se dëshiron të bëjë një këngë me tre këngëtaret e njohura shqiptare, Rita Orën, Dua Lipën dhe Ava Max-ën.

“Dua një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën, Ava Max”, shkruan Bebe në postimin e saj, duke e shoqëruar me ikonat e ngjyrave kuq e zi.

Ndërkohë nga të përmendurat në postim e Rexhës, reagoi vetëm Ava Max, emri i vërtetë i të cilës është Ava Koçi.

Kjo e fundit e ka filluar karrierën e saj në Britani, ku dhe ka prezantuar këngët e saj si “Sweet but Psycho”, “My Way”, apo “Not your Way”.

Gjithashtu Ava është bërë pjesë e albumit të David Guetta-s me hitin që po dëgjohet kudo, “Let It Be Me”.

Por tani të gjithë po presim se si do të reagojnë Rita Ora dhe Dua Lipa, të cilat nuk aspak raport të mirë me njëra-tjetrën.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al