30 Janar, 2020

“Është vendim egoist”-Miliarderi që kërkonte partnere për ta shoqëruar në Hënë heq dorë: I kam ndjenjat e përziera. Aplikuan mbi 27.000 gra


Miliarderi japonez, i cili po kërkonte partneren e jetës që ta shoqëronte në udhëtimin në Hënë, ka anuluar planin e tij.

Maezawa

Mongoli i modës, Yusaku Maezawa ftoi gratë mbi moshën 20 vjeç të aplikonin për të realizuar udhëtimin e ëndrrave.

Të paktën 28.000 femra në aplikuan, por të enjten miliarderi tha se kishte “ndjenja të përziera” ndaj tërhiqej nga kërkimi.

Por ai ende planifikon udhëtojë në hapësirë në vitin 2023, pa një partnere.

Yusaku Maezawa

Në janar, 44-vjeçari shkroi në internet se kërkonte një grua që ta shoqëronte në hapësirë.

Në faqen e tij të internetit ishin listuar një sërë kushtesh dhe kriteresh përfshirë faktin që duhet të ishin single, mbi moshën 20-vjeç dhe të kishin interes për të shkuar në hapësirë.

Por vetëm një prej tyre di të zgjidhej dhe procesi supozohet se do shdërrohej në një dokumentar të quajtur “Full Moon Lovers”.

Por të enjten, ai njoftoi në Teitter se nuk po kërkonte më për një partnere.

“Të mendosh që 27.722 gra me qëllime serioze dhe të guximshme përdorën kohën e tyre të çmuar për të aplikuar më bën të ndihem jashtëzakonisht shumë i penduar që mora këtë vendim egoist,”- tha Yusaku.

Miliarderi dhe shefi ekzekutiv i Zozo është ndarë kohët e fundit nga aktorja 27-vjeçare Ayame Goriki.

LEXO: Miliarder dhe pa grua/ Mongoli i modës në kërkim të partneres së jetës që duhet ta shoqërojë në udhëtimin në Hënë, ja kriteret

© Panoramaplus.al