11 Prill, 2023

E pabesueshme por e vërtetë! Tani është Luizi ai që i kërkon hapsirë Kiarës


Pak javë më parë, Kiara Tito u rikthye në shtëpinë e “Big Brother Vip”, ku kësaj here vendosi që të mbante një qëndrim tjetër me banorët por edhe me partnerin e saj, Luiz Ejlli.

Nëse para se të eliminohej nga “Big Brother VIP” i kërkonte ‘hapësirë’ këngëtarit, tani ajo qëndron gjatë gjithë kohës me të. Por së fundmi e papritura ka ndodhur dhe Luizi po kërkon hapësirën e tij. Këtë e ka thënë gjatë një bisede me banorët e tjerë, ku ishte e pranishme edhe Kiara.

“Po të isha veshur e po të isha mbajtur mirë qysh në fillim, më kishte pranuar Kiara që në fillim. Me ja vështirësu, me ja bërë të pamundur. Dhe tani zonja e zotërinj vjen momenti i hapësirës. Tani edhe unë kam nevojë për hapësirë”, tha Luizi, që me siguri e kishte në sensin e shakasë.

Pas rifutjes së moderatores Kiara Tito në “Big Brother Vip” dhe të gjitha ‘ndryshimeve’ që ajo pati në sjellje, erdhi edhe një diskutim i gjatë mes saj dhe Luiz Ejllit brenda shtëpisë. Diskutimi nisi fillimisht me Luizit, Efit dhe Kiarës, ku këngëtari iu dha disa ‘këshilla’ dy vajzave në lidhje me lojën. Ai përmendi gjithashtu fjalët e Ermionës, gjatë Prime-it të fundit, duke ngritur dyshime për ndikimin e Kiarës dhe Efit në lojën e tij. Kjo gjë e preku Kiarën, e cila u përlot, duke shprehur gjithashtu se “Luizi vuri në dyshim ndjenjat e saj kundrejt tij.”

Luizi këshilloi Kiarën që të ndryshojë lojën e saj, pasi sipas tij ajo nuk e ka lojën me Efin, por ato të dyja e kanë me banorët e tjerë të shtëpisë dhe se duhet ta shfrytëzojnë në maksikum tani, pasi nuk ka më kohë. Ai shtoi se Kiara nuk ka pse ia bën qejfin të tjerëve, duke debatuar me Efin, apo duke qarë nga kjo situatë. Nga ana tjetër, moderatorja i tha Luizit se i duket vetja si barrë, duke qenë se ai shpesh herë përsërit faktin që po i prishet loja.

Luizi u shpreh se po mos të ishte Kiara, ai nuk do kishte arritur deri në këtë pikë të lojës. Ai i tha Kiarës se paraja, suksesi dhe se çdo gjë tjetër, janë dytësore. Sipas tij, rëndësi ka që ata të jenë bashkë. (Lexo Këtu)

© Panoramaplus.al