23 Gusht, 2022

Dua Lipa jep një tjetër leksion mode me veshjet e saj gjatë festës disaditore të 27-vjetorit


Në 27-vjetorin e Dua Lipës në Ibiza duket se qershia mbi trotë ishin veshjet e saj. Ajo i nisi festimet që të shtunën në darkë dhe vijoi deri mbrëmjen e djeshme (22 gusht) kur ajo e kishte ditëlindjen.


LEXO EDHE: Dua Lipa 27 vjeç! Rruga drejt suksesit: Nga puna si kamariere te çmimet Grammy dhe jeta personale


Në shoqërinë e të motrës, Rinës, dhe miqve të ngushtë Dua duket se pati një 27-vjetor të paharrueshëm dhe me shuuumë stil. Mbrëmjen e të hënës ajo festoi në një club në qytetin më të famshëm për jetën e natës.

Hot, provokuese, me shumë stil dhe elegante- kështu dukej Dua me look-un e saj që ua ka treguar ndjekësve në Instagram. 

Dua kishte veshur me një fustan të zi të tejdukshëm në pjesën e sipërm, që e kompletoi me çizme të gjata. Ajo kishte zgjedhur të dukej sa më e thjesht duke vendosur vetëm disa unaza dhe vathë minimalist.

Po ashtu, ylli me famë botërore kishte bërë një grim natyral teksa flokët i kishte lënë lëshuar dhe të drejtë.

“Shkojmë në festë”- shkroi ajo në gjuhën spanjolle në rrjetet sociale. Kohët e fundit Dua është shfaqur shpesh në Spanjë dhe duke folur spanjisht. Fansat e lidhin këtë me Aron Piper, aktori spanjoll i cili përflitet për një romancë me shqiptaren.


LEXO EDHE: Detajet nga festa e ditëlindjes së Dua Lipës rikthejnë vëmendjen tek lidhja e përfolur e saj me Aron Piper! A do e sjellë aktorin në Tiranë këtë fundjavë?


Çfarë veshi tjetër Dua gjatë festës disaditore?

Një fustan të ngushtë të gjatë ngjyrë të zezë, lejla dhe rozë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Rrobabanjo dhe një tyl xhins shoqëruar me çizme po ashtu xhins

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

Fund të gjatë të bardhë xhins, taka me platformë të bardha dhe crop-top argjendi

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)


LEXO EDHE: Ku është Dua Lipa nuk ka yll që shkëlqen më shumë! 15 rastet kur shqiptarja magjepsi me stilin e saj në tapetin e kuq


 

© Panoramaplus.al