21 Gusht, 2022

Detajet nga festa e ditëlindjes së Dua Lipës rikthejnë vëmendjen tek lidhja e përfolur e saj me Aron Piper! A do e sjellë aktorin në Tiranë këtë fundjavë?


Disa muaj më parë Dua Lipa dhe aktori spanjoll Aron Piper ishin qendra e vëmendjes së mediave sociale. Kjo pasi ata u shfaqën në një ndër klubet e natës në Madrid ku dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin teksa putheshin dhe përqafoheshin. Ata po ashtu qëndruan në të njëjtin hotel, gjë të cilën e vërtetuan fotot e të dyve në të njëjtin ashensor. 

Fansat nisën të spekulonin se mes dyshes mund të ketë nisur diçka por direkt pas videos virale ata u  ‘shokuan’ kur aktori postoi një video duke u puthur plot pasion me këngëtaren FKA Twigs. Dhe pse ky ‘trekëndësh dashurie’ i çoroditi paksa fansat, më vonë u zbulua se bëhej  fjalë thjesht për një videoklip dhe mes tij dhe FKA nuk ka asgjë.

Pas kësaj Aron dhe Dua nuk u panë më bashkë. Por, së fundmi kemi të reja. Dua ka nisur festën për ditëlindjen e saj të 27-të dhe ka udhëtuar për të festuar drejt Ibizës. Mirëpo, gjejeni me kë ka qenë…

‘Panorama Plus’ ka vënë re se artistja shqiptare ka qenë në shoqërinë e menaxherit të aktorit dhe gjithë miqve të tij. Ata kanë postuar pamjet nga festa që i kanë organizuar Duas të cilës i kanë kënduar edhe në spanjisht këngën e ditëlindjes. Ndonëse Aron nuk është shfaqur askund, duket e pamundur që ai mos të ketë qenë në festë ku ishin gjithë miqtë e tij. Ka marrë vëmendje faktin se Dua nuk është shoqëruar nga familjarët apo mikeshat e saj të vjetra.


Kjo situatë na risolli në kujtesë fillimet e lidhjes së saj me Anwar Hadid, nga i cili u nda në nëntor të 2021. Në 2019 Dua u shfaq në ditëlindjen e tij me një tortë në duar e më pas ata zyrtarizuan lidhjen e tyre.


Nuk e dimë nëse e njëjta gjë do përsëritet dhe ideja që ‘Sunny Hill’ do organizohet gjatë fundjavës së ardhshme na elektrizon shumë: Mos vallë Dua do marrë edhe Aron për të ndjekur bashkë festivalin në Tiranë? Në 2018 Dua u shfaq në ‘Sunny Hill’ në Kosovë me Isaac Carew, në 2019 me Anwar Hadid, ndërsa këtë vit vetëm. Ku i dihet ndoshta surpriza pritet të ndodhë në kryeqytetin shqiptar!

Aron Piper luajti rolin e Ander Muñoz në serialin hit të Netflix me emrin ‘Elite’, dhe është një nga më të preferuarit e fansave në internet.

*Copyright:  Panorama Plus

© Panoramaplus.al