26 Qershor, 2023

“Do të martohem këtë verë”/ Pas zërave se është rikthyer me Loredanën, Mozzik habit fansat me deklaratën e tij (Foto)


Gramoz Aliu, ose ndyshe i njohur me emrin e artit Mozzik i ka bërë ‘lëmsh’ të gjithë fansat e tij me deklaratat e fundit.

Nëpërmjet disa postimeve në InstaStory (të cilat më pas reperi i fshiu), shprehej se ‘do të martohej këtë verë’ dhe se me shumë mundësi ‘mund të bëhet edhe baba për herë të dytë’.

Mirëpo pas këtyre deklaratave, ai ka publikuar unazën e martesës me një gurë diamanti për partneren e tij dhe një video të një djali të cilit i shpërthen shampanja, ku mbi të shkruan: ‘Unë në ditën e dasmës’.

E pas këtyre veprimeve, fansat aludojnë se reperi mund të jetë rikthyer sërish me Loredanën, me të cilën janë dhe prindër të një vajze Hanën. E duket se rikthimi i tyre ka bërë që çifti të marrin hapin e rëndësishëm në marrëdhënien e tyre siç është dhe martesa.

Lexo edhe : FOTO/ Me veprimin e fundit, Mozzik ngre sërish dyshimet për rikthimin e tij me Loredanën

© Panoramaplus.al