Loredana dhe Mozzik ishin një ndër çiftet më të pëlqyer në showbizin shqiptar. Çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit dy vite më parë.

Asokohe reperja shprehej se ata duheshin shumë por ishin kokëfortë dhe nuk mund të rrinin me njëri-tjetrin.
Muaj më parë në ditëlindjen e Hanës dyshja u shfaqën së bashku duke treguar se mund të bëhen bashkë e të lënë pas çdo gjë për vajzën e tyre.
E së fundmi dyshja kanë ngjallur sërish dyshimet se ata mund të jenë rikthyer sërish krahë njëri-tjetrit.
Ishte postimi i Mozzik i cili i bëri të gjithë të dyshojnë. Reperi publikoi në InstaStory këngën më të fundit të Loredanës ku krahas postimit shkruante : “Nëna e Hanës”.

Ditën e sotme, reperi i ka ngacmuar sërish fansat e tij ku ka publikuar një foto të Hanës e cila ndodhet në studion e tij muzikore. Në foton e publikuar vogëlushja e tij shfaqet duke mbajtur në duar pllakën e YouTube të albumit të Mozzik dhe Loredanës, ‘No rich parents’.
Nuk dihet nëse ky postim i këngëtarit, nënkupton se tashmë ai dhe Loredana janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit.

© Panoramaplus.al

