17 Tetor, 2022

“Do të jeni gjithmonë në vend të dytë”/ Sarah Berisha ndan me ndjekësit ‘shqetësimin’ që ka ndaj Dj PM dhe jep mesazhin për vajzat beqare


Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Dyshja u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe pas përfundimit të spektaklit, ata e vazhduan ende romancën e tyre, ku duken se gjërat tashmë po shkojnë për bukuri.

Mirëpo ndonjehërë në lidhje ndodh të ketë dhe disa momente të cilat mund të mërzisin njërin nga partnerët dhe kështu ka ndodhur me Sarën së fundmi.

Blogerja ka ndarë me fansat shqetësimin e saj ku gjithashty ka dhënë dhe një mesazh shumë t rëndësishëm për vajzat që janë ende single.

Sipas ish-banores, vajzat duhet të gjejnë një partner që nuk e dashuron futbolin ose përdhryshe do të qëndrojnë në vend të dytë dhe këtë gjë nga Dj PM, blogerja duket se nuk e pëlqen aspak.

“Ky i imi është super i mërzitur se Milan po del 1 me 1 ose nuk e di. Një mesazh për ju vajzat që jeni single, mos gjeni të dashur që dashuron futbollin, sepse gjithmonë do të jeni në vend të dytë”- shkroi  Berisha në një postim në InstaStory.

Kujtojmë se disa javë më parë Pajtimi i bëri një shaka Sarës. Teksa dyshja ishin të ftuar në dasmën e një mikut të tyre, në një moment, artisti afrohet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë për t’i propozuar por e gjitha ishte një lojë dhe blogerja u duk sa e emocionuar aq dhe e panikosur në ato momente.

Mirëpo ky veprim nga na e PM nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit e tij. Nëpërmjet një bisede birtuale që artisti bëri me fansat, këta të fundit e kritikuan ish-banorin se përse ai i bën like fotove të vajzave të tjera dhe u shprehën se i vjen keq për Sarën. (kliko ketu)

Dikush tjetër e pyeti në lidhje me reagimin e Sarës pas rrengut që i bëri dhe ish-banori u shpreh se ai nuk do ta bënte diçka të tillë në dasmën e shokut të ngushtë për t’i marrë vëmendjen dhe theksoi se blogerja e ka ditur që ishte një shaka.

© Panoramaplus.al