Blogerja Sarah Berisha dhe Dj PM janë një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku. Dyshja u njohën brenda shtëpisë së “BBVIP” dhe pas përfundimit të spektaklit, ata e vazhduan ende romancën e tyre, ku duken se gjërat tashmë po shkojnë për bukuri.

Disa ditë më parë Pajtimi i bëri një shaka Sarës. Teksa dyshja ishin të ftuar në dasmën e një mikut të tyre, në një moment, artisti afrohet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë për t’i propozuar por e gjitha ishte një lojë dhe blogerja u duk sa e emocionuar aq dhe e panikosur në ato momente. (kliko ketu)
Së fundmi Pm ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekëksit e tij dhe mesa duket një pjesë e madhe nuk e kanë pëlqyer shumë shakanë që ish-banori i bëri partneres së tij. Madje disa të tjerë e kritikuan se përse ai i bën like fotove të vajzave të tjera dhe u shprehën se i vjen keq për Sarën.
Sakaq Dj nuk i la pa iu përgjigjur me sportivitet kritikave të shumta që mori:
Një ndjekës e pyeti Dj nëse u ndje keq që shakaja e tij u keqinterpretua dhe Pm u shpreh se nuk ishte ndjerë aspak.

Dikush tjetër e pyeti në lidhje me reagimin e Sarës pas rrengut që i bëri dhe ish-banori u shpreh se ai nuk do ta bënte diçka të tillë në dasmën e shokut të ngushtë për t’i marrë vëmendjen dhe theksoi se blogerja e ka ditur që ishte një shaka.

Një kritik tjetër për Pm ishte se perse i bën like fotove të vajzave të tjera dhe se kjo gjë mund të mërzisë Sarën. I nervozuar, artisti u shpreh se personat që i bën like i njeh dhe u shpreh se këto janë pyetje të pakuptimta.

Në ndjekës u shpreh se ndihet keq për mënryën sesi Pm e trajton partneren e tij dhe ai nuk ia kurseu aspak përgjigjen duke ironizuar:


