Edhe pse kishte vendosur të mos reagonte më për lidhjen me Alvisa Qarrin, Hysen Ramaj nuk i “përtypi” dot disa deklarata të konkurrentes së “Për’puthen”. Alvisa publikoi dje disa biseda që kishte bërë me Hysenin në muajin shtator, ku i kërkonte të mos e kërcënonte dhe dhunonte më.

Ndërkohë, pas kësaj Ramaj publikoi dje me video telefonatat që ka bërë me Alvisën, në të cilat dëgjohet 25-vjeçarja duke i kërkuar të mos hyjë në program në muajin shtator, por më vonë, sepse kështu e kanë sugjeruar edhe vajzat e produksionit.
Biseda 17 Shtator:

Alvisa: Bushi, a ma jep fjalën që për momentin je për jo?
Hyseni: O shpirt, unë ta jap fjalën, okej se po më the ti nuk do vij, se unë për ty po vij, po ti do i mbash ato dy gjëra që të kam kërkuar?
Alvisa: Deri tani i kam mbajtur.
Për këtë arsye, Hyseni vendosi të hyjë më 2 tetor në programin e dashurisë. Ai i bëri thirrje Alvisës që të mos tregojë vetëm mesazhet e veta për të treguar vetëm një anë të historisë së tyre. Ndër të tjera, ish-konkurrenti tha se bashkë do shihen në gjyq për akuzat e rënda që ajo ka bërë ndaj Ramajt për ushtrim dhune në familje.
“Sinqerisht vendosa të dal dhe të tregoj të gjithë të vërtetën e historisë, sepse po hidhnin një mal me akuza mbi mua, qoftë produksioni, qoftë vajza në fjalë, dhe historia është pa pikë dhe presje ashtu siç unë e kam treguar. Më vjen keq që s’dalin e të sqarojnë të gjithë të vërtetën dhe të flasë për çfarë është bërë këtë periudhë gjatë emisionit, por fillon tregon mashtrime ça ka ndodh në janar dhe para dy vitesh.
Hapi mesazhet të gjitha, jo vetëm mesazhet e tua. Tregoje arsyen e vërtetë të ndarjes që ishte për shkak të skandalit që ti bëre në mes të lokalit, mos trego fantazirat e tua… Gomat e makinës tregoje arsyen përse ndodhi, sepse më vodhe gjithë kontaktet e punës dhe më shite te kundërshtarët e mi.
Olsa e di shumë mirë që ti bëre gjithë këtë lëmsh, por më vjen çudi si pranoj Alvisa të bëj kompromis kur ajo e di ë është e zhytyr deri në fyt me gabime kundrejt meje.Do mbahet përgjegjësi e madhe për çdo fjalë dhe në gjyq do shihemi shumë shpejt.”,- shkroi Hyseni ndër të tjera.

Më pas, në një tjetër Instastory, ish-konkurrenti shkroi: “Nuk do të hesht kurrë derisa të dalë e vërteta dhe të kërkoni ndjesë publike për këtë që po më bëni.
Turp të të vijë moj vajzë që thua ‘ke përdorur dhunë te familja jote’, kur ti më mirë se kushdo e di se çfarë relatash kam unë me familjarët e mi.
Do mbahet përgjegjësi shumë e madhe për çdo fjalë dhe në gjyq do shihemi patjetër shumë shpejt me të gjithë ju që keni bërë shpifje dhe përgënjeshtrim!”.


