9 Nëntor, 2021

“A je shpirti jem?”/ Fifi i përgjigjet kështu pyetjes së Granitit


Edhe pse i tha se e ka penalizuar në lojën brenda “Big Brother VIP”, Granit Cana nuk mund të qëndrojë larg Fifit. Ish-futbollisti duket sikur e kërkon këngëtaren nëpër shtëpi kur nuk e ka pranë.

granit fifi

Ditën e djeshme, Fifi ishte në dhomën e lavanderisë duke pastruar dhe Graniti shkoi të qëndronte me të. Gjatë bisedës, ai e pyeti artisten “A je shpirti jem?”. Ndërkohë Fifi iu afrua dhe e puthi disa herë në qafë.

Pjesë nga biseda:

Graniti: Fif, je tu fshi?

Fifi: Jam tu fshi.

Graniti: Sërish?

Fifi: I hyna me Semin e jena tu fshi krejt këto dollapat.

Graniti: Zemra tu gëzoftë. A je mirë? A je shpirt? A je shpirt i Grankos? A je shpirti jem?

Fifi: (E përqafon) Granit, ça je tu bo?

Graniti: Po pres këtu.

Fifi: Ça po pret?

Graniti: Po pres me pa a po fshini mirë apo keq. Sëe kam dëgju që s’jeni serioze hiç.

Fifi: Hajde ulu içik.

Graniti: Po tallem, se e keni bo për mrekulli, po shndrijnë.

Pas debateve të forta me Granitin, Fifi vendosi që të mos qëndrojë më me të dhe t’i japë liri që të njohë edhe banoret e tjera në shtëpi. Ajo i kërkoi Canës që të mos i fliste fare, sepse mendonte se po e penalizonte. Por pas debateve, Graniti vendosi që të bëjë “paqe” me këngëtaren dhe i tha se është njeriu “i vetëm në atë shtëpi që mund t’i besojë”. Në fund, ai i dha një përqafim.

Për shkak të situatave të tensionuara mes tij dhe disa prej banorëve, Graniti i tregoi Fifit se mendon që ka ardhur koha që ai të kthehet në shtëpinë e tij. Mirëpo, Fifi nisi ta motivonte duke i thënë se është shumë mirë dhe nuk ka arsye pse të largohet nga loja.

fifi granit cana (3) fifi granit cana (7) fifi granit cana (8) fifi granit cana (9) fifi granit cana (2)

© Panoramaplus.al