Gjykata Supreme në Pakistan ka kërkuar dje që Kryeministri pakistanez, Yusuf Raza Gilani, të paraqitet të enjten në sallë për t’u gjykuar për shpërfillje. Gjykata i kishte kërkuar qeverisë së Gilanit më parë që të hetonte për korrupsion veprimtarinë e Presidentit të vendit, Ali Zardari, në vitet ‘90. Por Gilani nuk kishte pranuar, pasi Zardari kishte imunitet. Tani Gjykata ka thirrur Gilanin, sipas mbështetësve të qeverisë e gjithë, kjo është një hakmarrje kundër qeverisjes civile. Gilani paraqiti dje dorëheqjen para Zardarit dhe tha se tërhiqet nga posti nëse Parlamenti e miraton këtë. Por parlamenti i vendit ia dha dje votëbesimin Gilanit, i cili do të vazhdojë të jetë Kryeministër të paktën deri të enjten. Më 19 janar, Gjykata Supreme mund të vendosë shkarkimin e tij.











