Padia, Dunga denoncon klubin anglez të QPR-së

Mar 14, 2011 | 12:40

Nuk kanë fund telashet për kryesuesit e Championship-it. Pasi janë ngritur 7 akuza nga federata për transferimin e paligjshëm të Faurlin nga argjentinasit e Institutos drejt Queens Park Rangers, në drejtim të QPR-së, ka ardhur një denoncim edhe nga ish-drejtori Karlos Dunga. Legjenda braziliane ka akuzuar drejtuesit e klubit, se i detyrohen interesin e dy huave që ata përfituan në kohën kur ai ishte në zyrë. Kjo shumë i kalon 1 milion eurot. Ish-tekniku i përfaqësueses braziliane pretendon se ai ka ndikuar personalisht në marrjen e këtyre dy kredive, por diçka e tillë nuk njihet nga pronarët e rinj Briatore dhe Ekleston.

© Panorama.al

Te lidhura