‘Pacolli’, Thaçi: Respektojmë vendimin e Kushtetueses

Mar 30, 2011 | 15:28

PRISHTINE- Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar në mbledhjen e Qeverisë tha se ekzekutivi i vendit do ta respektojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe do të sillet konform këtij vendimi.

Ai paralajmëroi se në fillim të javës së ardhshme do të ketë një zgjidhje kushtetuese për presidentin dhe ka ftuar opozitën për bashkëpunim.
Thaçi ofroi garanci se shumë shpejt do të dilet me një zgjidhe për këtë çështje, ndërsa tha se pavarësisht situatës së krijuar politike koalicioni vazhdon punën normalisht.
Kryeministri tha se e gëzon fakti që edhe Presidenca edhe Kuvendi janë shprehur se do të respektojnë një vendim të tillë.
Kreu i ekzekutivit shprehu besimin se do të miratohet projektbuxheti për vitin 2011.

© Panorama.al

Te lidhura