Pacolli, pro referendumit: Jam gati të rikandidoj

Mar 21, 2011 | 13:25

TIRANË- Gati për një rikandidim për t’u përballur me votëne popullit në referendum. Kështu është përgjigjur presidenti i Kosovës, Behxhet Pacolli pyetjes për një referendum të mundshëm në Kosovë. Gjatë konferencës së përbashkët me homologun shqiptar, Bamir Topi, Pacolli e ka vlerësuar si shumë të rëndësishëm referendumin, që tregon qartë dhe pastër vullnetin e gjithë popullit.

“Referendumi është i barabartë me Kushtetutë. Nëse flasim për një shoqëri demokratike, nëse duhet që qytetarët të shprehen duhet të funksionalizojmë referendumin, jo getëm në nivele qëndore por edhe lokale. Unë ëndërroj dhe do jem promovues i flaktë i referendumit në Kosovë”- ka thënë Pacolli.

© Panorama.al

Te lidhura