OSBE: Konkurrencë e drejtë mes partive. Kodi, pas zgjedhjeve

Mar 29, 2011 | 13:11

TIRANE- Kreu i prezences se OSBE-se ne vendin tone, ambasadori Eugen Wollfarth, duke vleresuar tryezen e partive, si nje nga pikat e rendesishme te rekomandimeve te OSBE/ODIHR-it, ka deklaruar se vullneti nuk eshte faza perfundimtare.

Duke folur ne tryezen e partive, pas replikave mes Patozit e Rucit dhe pasi ka degjuar edhe perfaqesesit e partive te tjera te pranishme ne takim, Wollfarth ka theksuar se pika kyçe mbetet konkurenca e drejtë mes partive politike në zgjedhet vendore të 8 Majit.

“Një konkruencë e drejtë është pika ku duhet të fillojmë. Por unë shoh se në këtë tryezë po adresohen edhe problemet që kanë lidhje me të kaluarën dhe këto duhet të shqyrtohen në kohën e duhur” theksoi Wollfarth.

Sikunder ka deklaruar edhe me heret, ambasadori ka perseritur sot se ndryshimi i kodit duhet te behet ne menyre te menjehershme pas zgjedhjeve.

“Ju takon ju se cfarë duhet të bëni deri në datën e zgjedhjeve dhe gjëja më e rëndësishme është ndryshimi i kodit zgjedhor menjëherë pas zgjedhjeve” tha ai.

© Panorama.al

Te lidhura