Olldashi inspekton punimet në rrugën e Arbrit

Jul 14, 2012 | 11:10

Ministri i Puneve Publike, Sokol Olldashi ka inspektuar punimet në rrugën e Arbrit, ku katër kilometra të tjera janë tashme thuajse të përfunduara, duke i çuar në 21 kilometrat e asfaltuara, ndërkohë që punohet në 13 km të tjera ku asfaltimi pritet të nisë së shpejti.

Olldashi, inspektoi lotin që lidh Fushë- Bulqizën me Qafën e Buallit, nga ku tha se, ndërkohë qeveria po përgatit paketën financiare për të filluar punimet në 31 kilometrat e mbetura, ku përfshihen edhe dy veprat e rëndësishme të artit, tuneli i Qafe Murrizit, 2.2 km i gjatë dhe Ura e Vashës, rreth 400 m e gjatë dhe rreth 150 m e lartë.

“Jemi në një nga segmentet më të vështira të rrugës së Arbrit, segmentin që lidh Bulqizën me urën e Vashës, punohet në një terren malor të thyer ku na është dashur fillimisht të krijojmë rrugët e aksesit për të mbërritur në aksin ku kalon rruga e ardhshme e Arbrit.

Sipas ministrit, me këto katër kilometra, totali i pjesës së asfaltuar të rrugës së re të Arbrit shkon në 21 km , të cilave iu shtohen edhe 13 km në të cilat po punohet.

Olldashi tha se po ministria po përgatitet për në vjeshtë, për të filluar procedurën e prokurimit për kilometrat që mbeten dhe për dy objekte që janë mjaft të rëndësishme të kësaj rruge, që është tuneli i Qafë Murrizit dhe ura e Vashës”.

© Panorama.al

Te lidhura