Nuk paraqitej rregullisht në punë pasi ndiqte studimet, Sokol Bizhga pezullon nga detyra punonjësin në Policinë e Shtetit

Mar 4, 2026 | 15:01

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Sokol Bizhga, pezullon nga detyra Ulian Shpataraku, me funksion Asistent në Departamentin për Teknologjinë e Informacionit në Policia e Shtetit.

Policia e Shtetit

Pezullimi i tij është marrë për moszbatim të hapur të dispozitave ligjore në përmbushjen e detyrave funksionale.

Mësohet se Shpataraku është aktualisht duke ndjekur studimet master në Akademia e Sigurisë, por dyshohet se, me argumentin e vijimit të studimeve, nuk paraqitej rregullisht në punë.

Për këtë, ka ekzistuar një urdhër i qartë nga Drejtori i Përgjithshëm që studimet master të ndiqen jashtë orarit zyrtar të punës, çka sipas Policisë përbën shkelje në rast të mosrespektimit.

© Panorama.al

Te lidhura