Analisti Genc Burimi foli nga Franca për News24 lidhur me protestën e këtyre ditëve në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec dhe qeverisë Rama.
Burimi flet me superlativa për protestën duke theksuar se Shqipëria është bërë kryeqendra sot në botë e ndërgjegjes botërore kundër pushtetit personal të një personi dhe autokracisë.
Burimi shton se kjo lëvizje nuk ka ideologji, as të majtë dhe as të djathtë por vetëm atdhedashuri, gjë të cilën thotë ai nuk e ka parë as në Francë.
Genc Burimi: Autokracia është pushteti i Unit kundër kësaj po ngrihen këto njerëz. Gjëja e parë. Kryengritja ndaj një f0rmë pushteti që nuk funksionon më në botë. Prandaj kemi këtë dashur të opinionit publik ndërkombëtar ndaj kësaj pasi uni në Shqipëri po ndodh edhe në botë më Donald Trump. Kjo është paralele, nuk durohet më pushteti i një personi. Gjëja e dytë, po të kishin qenë njerëz, më të mëdhenjtë në moshë do të ndiznin lloj lëvizje edhe ideologji politike. Po ta vini re nuk ka ideologji. Ka atdhedashuri. Këta të rinj kanë një dashuri aq të fortë për Shqipërinë, pasi gjithë Shqipëria duket si një lloj Zvërnecin. Kjo është e veçantë. Nuk kam parë një lloj lëvizje të tillë. Nuk ka të majtë, nuk ka të djathtë. Është në kryefjalë Shqipëria. E mahnitshme. As në Francë nuk e dëgjoj këtë.
Këta sot janë të ndërgjegjshëm për rolin historik që po marrin në dorë. Fantastike fare. Një përgjegjësi pozitive. Revolucioni i dytë pas 35 vjetësh. I pari na preu me komunizmin, i dyti me tranzicionin.
Negative, pikërisht tallja që po i bën Rama atyre. Sa më shumë Rama i tall aq më shumë dalin në shesh.
Sot Shqipëria është bërë kryeqendra e ndërgjegjes botërore ndaj pushtetit personal.
© Panorama.al












