“Nuk do të jetë e fundit”, deputeti i PD flet për protestën: Sot është ditë e opozitës, ne jemi mazhorancë de fakto

Feb 8, 2025 | 17:08

Nga bulevardi Dëshmorët e Kombit, deputeti demokrat Luan Baçi foli për News 24 për protestën kombëtare të opozitës, e cila mbahet sot në kryeqytet.

Baçi tha se sot është dita e opozitës, ndërsa theksoi se opozita është de fakto mazhorancë.

Demokrati tha se në Tiranë po vijnë qytetarë edhe nga rrethet dhe se sot pika e fortë e protestës do te jenë numrat, pra pjesëmarrja e madhe.

Lexo edhe:  “Vjedhja flagrante 50 mln euro e Ballukut me tunelin e Llogarasë”- Belind Këlliçi rendit arsyet pse qytetarët duhet të dalin në protestë: Shqipëria është zbrazur, kjo është kambanë alarmi

Luan Baçi: Një protestë në vazhdimësi të mosbindjes civile por e veçantë në llojin e vetë. Sot protestë masive te Dëshmorët e Kombit, forca e numrave do jetë gjëja kryesore. Një protestë që nuk do jetë e fundit, pavarësisht vështirësive se një pjesë e deputetëve janë në diasporë, por ne përsëri punojmë në të gjitha drejtimet.

Nuk ka vende të posaçme për t’u dislokuar. Lum njerëzish që po vijnë edhe nga hotel Tirana. Po vijnë nga të gjitha drejtimet, sot ditë e opozitës që tregon fuqinë e opozitës, ne jemi mazhorance de fakto.

© Panorama.al

Te lidhura