Dy persona janë proceduar në pak orë nga Policia Kufitare e Rinasit, pasi po hynin dhe dilnin nga Shqipëria me një valutë prej 26 mijë euro e paund të padeklaruara dhe në mënyrë kontrabandë.
Burime zyrtare thanë sot (9 shkurt) se i proceduan të dy të dyshuarit, njëri prej të cilëve kthehej nga emigrimi në Angli dhe tjetri nga Kamza, po dilte nga vendi ynë.
“Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 15 000 paundë, që synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi”, bëri me dije policia.
Ndërsa për rastin e dytë u shpreh se:
“U procedua penalisht shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 11 370 euro, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar”.
Hetimet e mëtejshme i kanë kaluar Prokurorisë së Tiranës.
Njoftimi i Policisë së Rinasit:
“Në kuadër të kontrolleve të dedikuara, të bazuara dhe në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie, shërbimet e Policisë Kufitare të Rinasit kanë evidentuar dhe goditur dy raste të mosdeklarimit të parave në pikën e kalimit kufitar.
Në vijim të veprimeve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi shqiptar D. Sh., 37 vjeç, rezident në Mbretërinë e Bashkuar, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 15 000 paundë, që synonte t’i fuste në territorin e Republikës së Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Po ashtu, u procedua penalisht shtetasi A. Z., 32 vjeç, banues në Kamëz, të cilit, gjatë kontrollit në vijën e dytë, iu gjetën 11 370 euro, që synonte t’i nxirrte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar, në kundërshtim me ligjin.
Kontrollet dhe verifikimet nga Policia Kufitare do të vijojnë në mënyrë të pandërprerë, me qëllim parandalimin e veprimtarive të paligjshme në kufi. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme”.
© Panorama.al












