Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë ka goditur provincën e Malatya, në Turqi, duke u ndjerë në disa rajone përreth, bëri të ditur Autoriteti i Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë.
Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ra në orën 09:00 dhe ka pasur një thellësi prej rreth 7.03 kilometrash. Lëkundjet janë ndjerë gjithashtu në provinca të tjera si Adıyaman, Elazığ, Tunceli dhe Şanlıurfa, si dhe në zona të Kahramanmaraş dhe Diyarbakır.
Në deklaratën e parë të autoriteteve, deri tani nuk raportohet për dëme apo pasoja të rënda, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur menjëherë verifikimet në terren.
Ministria e Brendshme e Turqisë ka bërë të ditur se të gjitha njësitë përkatëse janë angazhuar në monitorimin e situatës dhe po vijojnë punën për vlerësimin e dëmeve të mundshme.
Ndërkohë, eksperti i sizmologjisë Süleyman Pampal ka deklaruar se rajoni i Malatyas është një zonë e ndjeshme sizmike, duke paralajmëruar se çarjet përreth mund të gjenerojnë tërmete mbi 7 ballë.
Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë dhe të ndjekin udhëzimet zyrtare.
© Panorama.al












