Protesta që u mbajt për të katërtën ditë radhazi, ku mijëra qytetarë janë mbledhur në Tiranë para kryeministrisë në kundërshtim të ndërtimit në zonën e Zvërnecit, ka vijuar edhe në disa pika të kryeqytetit.
Pas tubimit para godinës së Kryeministrisë, protestuesit janë shpërndarë në grupe dhe kanë vijuar marshimin në disa rrugë kryesore të Tiranës, duke u ndalur më pas edhe pranë selisë së Partisë Demokratike.
Gjatë lëvizjes së tyre, protestuesit kanë shprehur pakënaqësi duke thirrur në kor slogane kundër opozitës, përfshirë thirrje të tipit “opozitë e shitur”.
Në disa momente, janë dëgjuar edhe thirrje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Rama n’burg, Berisha n’burg!”, dëgjohen të thonë ata, si edhe “Sali Berisha ka mbaru, ka mbaru, ka mbaru”.
© Panorama.al












