Një tërmet i fuqishëm 7,6 ballë ka goditur pasditen e sotme Japoninë, duke ngritur edhe alarmin e mundshëm për tsunami dhe dëme materiale.
Banorëve të zonës bregdetare u është bërë thirrje të largohen nga zona e rrezikut, pasi mund të kishte dallgë deri në 3 metra lartësi.
Ndërsa është lëshuar një paralajmërim për cunami deri në tre metra, që mbulon tre prefektura; Aomori, Hokkaido dhe Iwate.
Forca e lëkundjeve sizmike fillimisht u raportua se ishte me magnitudë 6.7 ballë dhe u regjistrua në veriun e vendit aziatik.
Por më pas autoritetet konfirmuan forcën 7,2 ballë, duke lëshuar edhe alarm për tsunami dhe pas analizave gjeofizike u konfirmua se forca në epiqendër, me thellësi ujore, shkonte në 7,6 ballë.
Dridhja u regjistrua në prefekturën Aomori, rajoni më verior në Japoninë kontinentale.
🔊音声あり
【地震情報 2025年12月8日】
23時15分頃、青森県東方沖を震源とする地震がありました。震源の深さは約50km、地震の規模はM7.2、最大震度6強を青森県で観測しています。津波注意報を発表中です。 pic.twitter.com/SOsDzPJXIm— 特務機関NERV (@UN_NERV) December 8, 2025
“Një tërmet i fortë me magnitudë 7,6, ballë të shkallës Rihter ndodhi pas orës 15:00 (ora europiane), 23:00 me atë japoneze, në prefekturën Aomori në Japoninë veriore. Ndërsa është lëshuar një paralajmërim për cunami deri në tre metra, që mbulon tre prefektura; Aomori, Hokkaido dhe Iwate“, informuan mediat.
Nuk ka ende informacione për viktima dhe dëme materiale, por paniku është i madh për shkak të forcës së lëkundjeve dhe për një tsunami të mundshëm.
Në fakt, ata u bënë thirrje banorëve të zonave bregdetare të evakuohen menjëherë dhe të zhvendosen në vende më të larta.
Sipas Institutit Euro-Mesdhetar, epiqendra e tërmetit ndodhet 81 kilometra në veri-verilindje të Hachinohe, Japoni dhe 121 kilometra në lindje-verilindje të Aomorit, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 44 kilometra.
Për shkak të intensitetit dhe vendndodhjes së tërmetit, autoritetet lëshuan një paralajmërim për cunami.
Agjencia Meteorologjike e Japonisë (JMA) paralajmëron se valët, deri në tre metra të larta, mund të godasin zonat bregdetare të Japonisë veriore.
© Panorama.al














