“Një nga figurat më të përfshira në aferat korruptive”- Përplasje elektorale në Qarkun e Fierit, kreu i Grupit të PD akuza ministres Balluku: Ka lidhje të forta me krimin e organizuar

Sep 5, 2024 | 15:36

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, do të jetë drejtues politik i qarkut të Fierit, dhe pritet që në këtë qark, nga radhët e PS-së, të jetë zv/kryeministrja, njëherësh me ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

I pyet nga gazetari Osman Stafa, për këtë përballje të mundshme me Ballukun në zgjedhjet e 2025, Bardhi hodhi akuza ndaj saj duke thënë se është një nga figurat me më shumë afera korruptive dhe se ka ndodhje me krimin e organizuar.

“Nuk e di kush do të jetë nga PS. Kushdo që të jetë prej tyre, është pjesë e një ekipi që e ka dëmtuar Shqipërinë. Zonja në fjalë (Balluku) është certifikuar në krye të kësaj organizate kriminale që drejton vendin. Është një nga figurat më të përfshira në afera korruptive, ka lidhje konkrete dhe të forta me krimin e organizuar dhe është personi më me ndikim në dëmet që po u bëhen qytetarëve shqiptarë”, tha Bardhi.

LEXO EDHE: Valë protestash për qeveri teknike? Bardhi zbulon strategjinë: Duam të garantojmë zgjedhje të lira! Ja dy drejtimet që do të ndjekë PD

“Bashën s’e di ku është as çfarë bën”- Çfarë ndodh me PD-në nëse humbet zgjedhjet? Bardhi: Duhet të bëjmë gjithçka në…

© Panorama.al

Te lidhura