Nisja e procesit të numërimit, Celibashi i bën thirrje partive politike: Tregoni qetësi dhe vetëpërmbajte! Ja kur do të publikohet rezultati paraprak

May 11, 2025 | 19:57

Në përfundim të procesit të votimit, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi në një deklaratë për mediat i bëri thirrje partive politike që të tregojnë qetësi dhe vetëpërmbajtje.

Sa i takon rezultatit paraprak, Celibashi u shpreh se do publikohet pasdite e të martës.

“Ajo çfarë të gjithë do të duhet të kemi në vëmendje është qetësia që duhet tu krijojnë partitë dhe udhëheqësit politike numëruesve dhe anëtarëve të komisionit. Është e këshillueshme që deklarimet për rezultatet që vijnë pas vlerësimit të fletëve të votimit paraprakisht nga përfaqësuesit politike janë pa asnjë vlerë dhe janë pa kontribute pozitive.

Votat janë në kutitë e votimit dhe duhet të presim me durim numërimin dhe vlerësimin e votave. Është një proces i vështirë. Është me rëndësi që të ketë qetësi dhe vetëpërmbajtje nga të gjitha palët për këtë proces.

Rezultatin paraprak do të kemi jo më vonë se pasditja e të martës.

KQZ nuk do toleroje asnjë rast apo iniciative që shkon kundër integritetit të numërimit”, tha Celibashi.

© Panorama.al

Te lidhura