TIRANE- Ministri i Drejtësisë, Bujar Nishani ka pranuar se qytetaret nuk kane besim tek drejtesia, edhe pse sipas tij, rastet e kompromentimit nuk perfshijne ne asnje menyre gjithe sistemin.
“Publiku ka besim të cunguar ndaj drejtësisë edhe pse pjesa më e madhe e përfaqësuesve të sistemit të drejtësisë gëzojnë integritet moral dhe profesional. Në këtë kontekst, sfida ngrihet për të zhdukur elementët që prishin imazhin e përfaqësuesit të sistemit të drejtësisë”, tha Nishani, duke theksuar heqjen e imunitteit, ose edhe vetedeklarimin me shkrim te gjyqetareve per lenin e tij, ne menyre qe raste te dyshuara te hetohen qetesisht e sipas ligjit.
Po kaq i prere ka qene ne fjalen e tij, numri dy i KLD-se, Kreshnik Spahiu, sipas te cilit, gjyqtarët duhet të zhvishen nga imuniteti. “Edhe pse kemi pasur dhënien e autizimit për hetimin e zyrtarëve, për të rritur eficensën e organit të akzuës gjyqtarët duhet të jenë të parët subjekte që nuk kanë imunitet”- tha ai.











