Ngjela:Protesta demokratike për largimin e Saliut

Mar 19, 2011 | 11:47

TIRANE- Opozita do te vazhdoje aksionin e saj per rrezimin e qeverise. Spartak Ngjela, ne emer te Opozites se Bashkuar ka deklaruar sot vazhdimin e aksionit opozitar me mjete demokratike. Sipas Ngjeles Opozita do të organizojë së bashku me popullin protesta masive demokratike, synimi i te cileva eshte largimi i qeverise se korruptuar qe vret per mbajtjen e pushtetit, qe sipas tij nuk ka dale nga vota e popullit dhe nuk eshte vullnet i popullit.

Ngjela ka perseritur kerkesen e opozites per zgjedhje te parakohshme, si e vetmja menyre per te rikthyer normalitetin ne vend. Sipas Ngjeles nderkombetaret e ne menyre te vecante ambasadoret e huaj akredituar ne vendin tone duhet te shohin me vemendje krizen politike ne vend dhe te lene ato qe ai i ka quajtur “shetitjet ne popull”.

Nje dite me pare, gjate bashkebisedimit me gazetaret, kreu i PS-se, Edi Rama njoftoi vazhdimin e protestave per largimin e Berishes, aksion per te cilin, sikunder theksoi vete Rama “nuk ka gje ne bote qe te pengoje opoziten”.

© Panorama.al

Te lidhura