Nga Ermal Nufi te Enea Karakaçi, Erjona Ismaili e Ferit Hoxha, Kuvendi voton ministrat e rinj! Ja sa vota mori secili

Mar 5, 2026 | 11:04

Mes tensioneve dhe debateve, Kuvendi ka miratuar në seancë plenare dekretet e Presidentit për emërimin e disa anëtarëve të rinj të kabinetit qeveritar.

Me 83 vota pro dhe 3 kundër, Parlamenti miratoi emërimin e Albana Koçiut në postin e zëvendëskryeministres.

Po me 83 vota pro dhe 4 kundër u miratua emërimi i Ferit Hoxhës si ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa me të njëjtin rezultat votimi, 83 pro dhe 4 kundër, u miratua edhe emërimi i Besfort Lamallarit në detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme.

Ndërkohë, Ermal Nufi u votua ministër i Mbrojtjes me 83 vota pro dhe 6 kundër.
Në krye të Ministrisë së Drejtësisë u miratua emërimi i Toni Gogut, i cili mori 83 vota pro dhe 5 kundër.

Gjithashtu, Enea Karakaçi u emërua ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë me 83 vota pro dhe 6 kundër.

Ndërsa Erjona Ismaili u votua ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, duke marrë 82 vota pro dhe 4 kundër.

LEXO EDHE:  Parlamenti miraton shkarkimin e Belinda Ballukut, 85 deputetë votojnë pro

Votimi

Emërimi i Albana Koçiut, zv.kryeministre – 83 pro dhe 3 kundër

Emërimi i Ferit Hoxhës, ministër i Punëve të Jashtme-  83 pro dhe 4  kundër

Emërimi i Besfort Lamallarit, ministër i Punëve të Brendshme – 83 pro dhe 4 kundër

Emërimi i Ermal Nufit, ministër i Mbrojtjes-  83 pro dhe 6 kundër

Emërimi i Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë-  83 pro 5 kundër

Emërimi i Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë 83 pro dhe 6 kundër

Emërimi i Erjona Ismaili, Ministre e Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin- 82 pro dhe 4 kundër

© Panorama.al

Te lidhura