VIDEO/ Mbyllet paqësisht edhe protesta e 36-të, protestuesit nuk lëshojnë sheshin: Këtu çdo ditë deri në rrëzimin e Ramës! Distancohemi nga çdo akt dhune

Jul 5, 2026 | 23:00

Është mbyllur protesta e 36-të qytetare kundër kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët protestuan edhe sot si çdo ditë përpara kryeministrisë me fjalime e për t’ia lënë vendin më pas marshimit në rrugët e kryeqytetit.

mbyllje proteste

Grumbullimi filloi si gjithnjë në ora 19:00 te sheshi Skënderbej. Aktivistët deklaruan aty se distancohen nga dhuna e djeshme pas protestës madhështore me pjesëmarrjen e diasporës, ku persona të maskuar thyen xhamat e komisariatit nr.3 në kryeqytet te rruga Mine Peza.

Edhe sot fjalimet para kryeminsitrisë u përqëndruan te diaspora, të cilët i bën thirrje protestuesve të qëndrojnë dhe të mos e lënë sheshin deri në largimin e Ramës.

Por, sakaq folës ishin dhe aktivistët e liruar po sot nga gjykata, të cilët u arrestuan dhunshëm nga policia gjatë protestës të së enjtes para parlamentit. Ata rrëfyen dhunën policore dhe keqtrajtimin në komisariate.

Organizatorët theksuan se pëkundër disa zërave, protesta nuk do ndërpritet por do vijojë pa ndalim çdo ditë edhe pse është sezon veror, deri në largimin e kryeministrit Rama.

© Panorama.al

Te lidhura