Nga Afërdita Dreshaj te Tayna, pozat “hot” të VIP-ave shqiptarë nga plazhi! Këngëtarja shfaqet me një oktapod në kokë

Jul 25, 2026 | 15:53

Verë dhe plazh është kjo binomi që na duhet këto ditë fund korriku. Të gjithë kanë bërë të paktën plane se ku do t’i kalojnë këto ditë të nxehta.

tayna aferdita olta

E nëse ende nuk i keni bërë planet, ne do t’ju japim ndonjë ide. Më saktë janë VIP-at tanë që do t’ju japim disa sugjerime. Sensuale, plot sharm dhe gjithë freski, janë këto pozat që ne ju propozojmë këtë javë.

OLTA GIXHARI

Plazh edhe Olta Gixhari. Pushimet për të kanë nisur herët dhe nuk kishte sesi të mos nisnin nga Spanja, vend ku ajo jeton prej disa vitesh. Por këtë herë aktorja ka vendosur që të rikthehet për disa ditë të nxehta edhe në jug të vendit tonë.

olta gixhari (3)

E mesa shquhet edhe nga foto, Olta nuk di të jetë vetëm provokuese, por edhe një natyrë sportive. E hipur mbi një ‘paddle’, ajo ka treguar se sportet ujore janë përzgjedhja e saj për një ditë në plazhi.

olta gixhari (2)

Me bikini minimalist dhe si gjithnjë në top formë, aktorja i ka lënë pak vend imagjinatës në postimet që ajo vetë ka bërë në rrjetet sociale.

olta gixhari (4)

TAYNA

Përgjatë gjithë vitit e shohim provokuese. Në klipe, në koncertet live që mban, apo edhe në rrjetet e saj sociale. Ndaj edhe kur flasim për pushimet e saj, nuk kemi sesi ta shohim ndryshe.

tayna (3)

E kemi fjalën për Taynën, që këtë verë ka një agjendë shumë të ngjeshur. Por edhe pak kohë për të pushuar. Mesa duket ajo ka vendosur që të alternojë pushimet e saj me punën, duke shfrytëzuar më së miri kohën.

tayna (5)

E gjithë kurioziteti ynë është për shoqëruesin e saj në këto ditë të nxehta. Megjithatë, artistja është mjaftuar me disa poza sensuale e vetme, duke dashur të largojë sa më shumë vëmendjen nga jeta e saj private.

tayna (1)

AFËRDITA DRESHAJ

Prej disa vitesh ajo është distancuar nga showbizzi, duke preferuar që të bëjë një jetë të qetë në SHBA, ku jeton me familjen e saj.

aferdita dreshaj (2)

Por publiku vijon ende ta ndjekë në rrjetet e saj sociale. E nga ana tjetër, edhe Afërdita herë pas here nuk lë pa ‘qerasur’ ndjekësit e saj me disa foto shpërthyese.

aferdita dreshaj (3)

Kjo është tabloja edhe nga ditët e saj në plazh, ku format e saj kanë marrë vëmendjen edhe nga vendi luksoz ku duket se ka zgjedhur që të pushojë këto ditë, bashkë me mikeshat e saj.

aferdita dreshaj (1)

ELVANA GJATA

Për Elvanën vera është një moment i ngarkuar në karrierën e saj. Këngë të reja, koncerte të shumta dhe projekte të tjera zënë kohën kryesore të artistes. Por mesa duket ajo ka preferuar që të ketë edhe disa ditë relaksi.

elvana gjata (1)

Përzgjedhja ka qenë pikërisht jugu i vendit. Këngëtarja ka qenë e shoqëruar nga familja e saj, ku janë arratisur në skajin fundor të Shqipërisë. Në rrjetet sociale ajo nuk i ka ndaluar videot funny, ku shfaqet me oktapod apo yll deti në kokë.

elvana gjata (3)

Por vëmendjen tonë e ka marrë fakti se këtë verë, artistja e dashur për publikun po pushon si single. E si për të shijuar pak kohë me familjen, ajo ka preferuar që si rrallë herë të zbulojë pak nga ditët e saj buzë detit.

ZAIMINA VASJARI

Vera ka nisur pushimet edhe për këtë verë. Ndonëse për të pushimet janë të shpeshta, kjo verë ku e gjithë familja mblidhet bashkë është një moment i rëndësishëm për të. E si e ka për zakon ditët e verës nisin me jahtin e familjes së saj, në bregdetin e jugut.

Kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku Zai dhe familja e saj janë zhvendosur drejt jugut. Në postimet në rrjetet sociale, bien në sy këngëtarja për sensualitetin që ka. Si nënë e dy fëmijëve, ajo vijon të mbetet ndër femrat më seksi të vendit tonë, duke na i konfirmuar edhe njëherë këtë fakt, me këtë foto./Panorama Plus

Zaimina Vasjari (5)

olta gixhari (2) elvana gjata (2) tayna (6) tayna (4) tayna (2)

© Panorama.al

Te lidhura