Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, mbërriti në Shtëpinë e Bardhë pak pas orës 17:00, për një takim me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në një moment tensioni të shtuar me Iranin. Takimi vjen më pak se dy muaj pas bisedës së tyre të fundit kokë më kokë.
Dy liderët hynë në ambientet e Shtëpisë së Bardhë pa bërë deklarata për mediat.
Pak para takimit me Trump, Netanyahu zhvilloi një takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku nënshkroi pjesëmarrjen e Izraelit në Këshillin e Paqes për Gazën.
Netanyahu met with Rubio and signed on to join the Board of Peace. pic.twitter.com/YZYyiHGo8S
— Clash Report (@clashreport) February 11, 2026
Takimi zhvillohet në një klimë të tensionuar në rajon, me zhvillimet e fundit që kanë rritur shqetësimet për përshkallëzim të mëtejshëm të situatës.












