Nesër seanca e parë plenare pas zgjedhjeve të 11 majit, zbardhet mesazhi i Gazment Bardhit drejtuar deputetëve të PD: Të paraqesim faktet e farsës elektorale

May 28, 2025 | 17:40

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u ka drejtuar një mesazh kolegëve të tij deputetë demokratë për seancën plenare të së enjtes, që do të jetë e para pas zgjedhjeve  11 majit.

gazment bardhi ne parlament

Në mesazhin e tij, Bardhi thekson rëndësinë e pjesëmarrjes në këtë seancë dhe deklaron se do të bëhet gjithçka për të paraqitur faktet e asaj që ai e cilëson si “farsë elektorale”.

“Të nderuar kolegë, nesër ora 12:00 është seanca plenare e Kuvendit, në të cilën do të marrim pjesë dhe do të bëjmë gjithçka për të paraqitur faktet e plota për farsën elektorale të 11 majit. Ju përshëndes!” – shkruan Bardhi.

Seanca parlamentare do të zhvillohet në orën 12:00 dhe pritet të shënojë rikthimin e debatit politik në Kuvend, pas një fushate zgjedhore të shoqëruar me akuza për parregullsi dhe manipulime.

© Panorama.al

Te lidhura