JAPONI- Mediat e huaja i konsiderojne heronjte e Fukushimes. Jane pikerisht 70 teknikët dhe inxhinierët, qe kane mbetur ne Fukushime dhe punojne, pavaresisht rrezikut shume te madh jo etem te radioaktivitetit, por edhe te ndonje shperthimi te mundshem. Britanikja “The Guardian”, shkruan per ta duke i cilesuar si “heronjtë pa fytyrë të krizës më të rëndë bërthamore në historinë e Japonisë”.
Ata jane te vetmit mbetur ne zonen e evakuuar, nderkohe qe 700 kolegët e tyre janë larguar prej dy ditësh për arsye sigurie.
Ndonese nuk ka shume detaje rreth asaj qe ndodh realisht brenda centraleve dhe kushteve te punes ne te cilat punojne te mbeturit, lodhja merret me medn se eshte padyshim e madhe. Ajo qe dihet, eshte qe ‘heronjte e Fukushimas punojne ne një nxehtësi të lartë, të veshur në tutat mbrojtëse anti-radiacion dhe nderrrojne njeri-tjetrin ne zonen me te rrezikshme.
Ne shperthimin e pare ne Fukushime, nje dite pas termetit pasuar me cunamin, u plagosen 11 prej këtyre punonjësve. Pas kesaj u dha urdher urgjent per evakuimin e zones ne nje rreze se paku 30 km.











