Telashe serioze për vajzën e Whitney Houston, që duket se po ecën në gjurmët e së ëmës. Për fat të keq, jo për famën. Zhurma mediatike nisi kur ish i dashuri i Bobbi Cristina Brownm, vajzës 18-vjeçare të Whitney publikoi disa foto të saj duke thithur kokainë.
Pas kësaj, Whitney u vu me vrap në mbrojtje të së bijës, duke shkruar në ‘Twitter’ se fotot janë vënë nga një i dashur i vjetër i vajzës së saj dhe se gjërat “nuk janë ashtu siç duken”.
Por, nuk ka mbetur me kaq, pasi ka qenë i menjëhershëm reagimi i postuesit të fotove. “Nuk e mbaj mend një herë të vetme esëll. Blinte gjatë gjithë kohës pije alkoolike dhe drogë sepse nëna i jepte 1 mijë dollarë në javë.”- mësohet të ketë thënë ai, duke i kujtuar këngëtares se duhet të kujdeset për të bijën, pasi varësia nga kokaina ka për ta vrarë.
Madje ai ka shtuar se është mundur ta ndihmojë të heqë dorë nga vesi i keq, por ajo i paskësh thënë: ‘Unë jam si ime më”.
© Panorama.al











