Kryeminstri Edi Rama foli sot në rubrikën “Sy m’ Sy” në Facebook lidhur me punën që ka bërë mazhoranca për Shqipërinë dhe më konkretisht për Tiranën.
Rama tha se jo më kot qytetarët e Tiranës ia besuan 7 herë kryeqytetin PS-së.
Gjithashtu Rama u shpreh me bindje se më 11 maj do votohet PS më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranën.
Rama: Tirana është bërë nga ata që është bërë, jo nga ata që sa herë kanë pasur gjë në dorë e kanë zhbërë në plot kuptimin e fjalës. Se po të ishte kjo puna e përbashkët kaq abstrakte dhe po ta bënte koha siç thua ti, nuk do të ishte “ca ndërto e ca shkatërro”. Prandaj, duan, s’duan ata që s’duan, historia e Tiranës europiane është historia e pikërisht asaj video kujtese, që çuditërisht të ka mërzitur në vend që të të frymëzojë.
Është historia ime, është historia jonë, është historia e Partisë Specialiste. Është historia e këtij populli. Populli i Tiranës, jo më kot nga i ka dhënë besimin 7 herë në 7 për ta drejtuar Tiranën. Prandaj, jo më kot në 11 Maj do votojë PS më shumë se asnjëherë tjetër edhe për Tiranën. Të tjerat janë llafe, i merr era dhe ngjarje që nesër do i përkasin thjeshtë dhe vetëm harresës.
-A thua janë bërë vërtetë që në kohë të Zogut apo mos e ke pak gabim? Se në fakt të tëra këto rrugë që ti përmend janë zgjeruar. Për shembull ajo rruga tek Pallati me Shigjeta nuk ekzistonte fare. S’kishte fare dalje andej shoku Uran. Po pemët thua janë aty që nga koha e Zogut apo janë mbjellë pjesa më e madhe në atë kohën që ti nuk e dashke fare? Këtë për betonin nuk i hyj hiç, është një debat shterpë për mua. Ndërsa historinë, historinë lërja historisë, aty mos ma kij merakun fare. Pikërisht se këtë “Kandahar” e bëra kryeqytet europian dhe bashkë me PS, që ti nuk e do, por s’ka problem se rëndësi ka që ne ty të duam, pavarësisht bindjeve që të errësojnë sytë. Do ta bëjmë “Shqipërinë 2030” Europën e Ballkanit dhe Tiranën rkryeqytetin e saj krenar!
© Panorama.al











