Nesër, 1 mars, do të zhvillohet gara e primareve në PD, përmes së cilës do të caktohen deputetët kandidatë të PD-së që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.

Anëtari i kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi ka bërë një njoftim lidhur me vende e votimit për qarkun Tiranë, ndërsa ka publikuar fletën e votimit për qarkun e Tiranës.

Postimi i plotë
Nesër, më 1 Mars 2025, zhvillohen primaret për përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë të Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit 2025.
? Ora: 08:00 – 18:00
? Vendet e votimit:
? Tirana 1 – Shkolla “Ali Demi”
? Tirana 2 – Selia Qëndrore e PDSH
? Tirana 3 – Selia e Degës, zona e Xhamllikut, pas
karburantit Ifuel
? Tirana 4 – Selia e Degës, “Kompleksi Orion”, Rr. “Faruk
Begolli”
? Tirana 5 – Selia Degës, Kompleksi “Kika”
? Tirana 6 – Selia e Degës, Kombinat
? Tirana 7 – Selia e Degës, Rr. “Muhamet Gjollesha”,
Godina përballë “Hotel Mondial”
? Tirana 8 – Selia e Degës, Rr. “Xhemal Tafaj”, Lagjja te
Selvia, Rruga e “Saraçëve”
? Tirana 9 – Selia e Degës, Bulevardi i Ri
? Tirana 10 – Selia e Degës, Rr. “Bogdanëve”
? Tirana 11 – Selia e Degës, Rr. “Egnatia”, sipër KMY, kati
2
? Tirana 12 – “Bar Restorant Indriti”, Rruga: “Sulejman
Pashë Bargjini”, Mullet, Nj. Adm Petrelë
? Tirana 13 – Zyra e Degës, Yrshek
? Tirana 14 – Zyra e Degës, Qesarakë, Dajt
? Tirana 15 – Zyra e Degës, Lokali i Besnik Kodrës, Pezë
Helmës
? Tirana 16 – Selia Degës, zona e Astir
? Kamëz – Selia e Degës, në qendër të Kamzës
? Kavajë – Tek kinemaja, në qendër
? Vorë – Vorë, Hotel Kontinental, kati 1, hyrja nga pas
? Rrogozhinë – Rr. “Stacioni i Trenit”, tek kinemaja
? Mënyra e votimit: Një anëtar, një votë.
? Kandidatët: Në fletën e votimit do të gjeni të gjithë kandidatët e qarkut Tiranë (Tiranë, Kamëz, Kavajë, Vorë, Rrogozhinë).
Çdo anëtar ka të drejtë të votojë vetëm një kandidat.
? Ftoj të gjithë anëtarët e PD-së në qarkun Tiranë të marrin pjesë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës.
✅ Kontributi juaj është thelbësor për një proces të drejtë, transparent dhe demokratik.
Gara për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet nga radhët e demokratëve, do të realizohet në nivel qarku dhe çdo anëtar mund të zgjedhë vetëm një emër. Përzgjedhja do të bëhet përmes një sërë kriteresh, që është pragu, në varësi të kontributit politik për ata që do të garojnë në primare.
Sipas vendimit të Kryesisë, secili qark do të ketë specifikat apo rregulloren e vet, në bazë të numrit të popullsisë, anëtarëve të PD-së, dhe numrit të kandidatëve.
Pasi të votohet për kandidatët për primare, të kualifikuar do të jenë vetëm ata që plotësojnë kuotën minimale, e cila do të llogaritet në varësi të numrit të anëtarëve që ka secili qark. Më pas, kandidatët e kualifikuar do të renditen nga kryesia, për listën përfundimtare të kandidatëve për deputetë.
© Panorama.al











