Fisnik Asllani është një nga prioritetet e Bajern Mynih për merkaton e verës. Sulmuesi i Kosovës është kthyer sërish në listën e bavarezëve, duke sjellë një ndryshim drastik për planet e klubit. Dhe pse fillimisht u tha se Bajerni është tërhequr nga gara, çdo gjë ka ndryshuar.

“Fichajes” raporton se sulmuesi i Hofenheim do të ishte alternativa e duhur, si zëvendësues i Herri Kejn. Për më tepër, i përshtatet stilit të lojës së trajnerit Kompani. Maks Eberl dhe Kristof Freund ndërkohë po projektojnë lëvizjen e ardhshme.
Hofenheimi nuk do të heqë dorë lehtë nga shërbimet e 23-vjeçarit. Kontrata e vlefshme deri në vitin 2029 bën që klubi të mos nxitohet për shitjen e kartonit.
I lindur në Berlin, bashkë me Vedat Muriqin, do të udhëheqin Kosovën drejt ëndrrës për kualifikimin në Botëror. Sfida e parë është transferta me Sllovakinë, më 26 mars prej orës 20:45.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











