Partia Socialistë po zhvillon në ambientet e Parkut Olimpik të Tiranës, mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të 11 majit.
Kryeministri Edi Rama i është bashkuar përkrahësve të Partisë Socialistëve, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Linda Rama.
Rama lajmëroi disa minuta më parë se në këtë aktivitet do të marrin pjesë vetëm përkrahësit e dhe kandidatët e Tiranës, ndërkohë që kandidatët e tjerë për deputet do të jenë në zonat e tyre elektorale.
“Ja dhe orët e fundit të këtij rrugëtimi erdhi, pas pak në 19:30 kemi Tiranën dhe vetëm Tiranën, të gjithë të tjerët kanë qëndruar nëpër qarqet e tyre duke bërë përgatitje e fazës tjetër të procesit, organizimi, trupat e komisionerëve. Ndërkohë, në 19:30, Tirana do t’i jap mesazhin e fundit të gjithë Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që ata ndodhen.
Më vjen shumë mirë që ka pasur një lëvizje domethënëse në ditë e fundit nga ana e atyre që i kishin mbetur pa i dërguar zarfat, numrat janë shumë inkurajuese, do shohim si do jetë pjesëmarrja, por pa diskutim që trendi qysh në krye të herës, na tregoi që do kishim një pjesëmarrje shumë të lartë të shqiptarëve jashtë kufijve.
Unë jam i lumtur që i dhamë mundësinë të votojnë, që ata e shfrytëzuan këtë mundësi për votën e parë në histori të shqiptarëve jashtë, por edhe për këtë sfidë të Shqipërisë me historinë në 11 maj. Dhe jam shumë kurioz të shoh vendimin e diasporës, ndikimin e diasporës dhe patjetër me respektin më të madh. Në 19:30, do të jemi së bashku me Tiranën për Tiranën dhe për Shqipërinë 2030 në BE”- tha Rama.
© Panorama.al











