
TIRANE- Është ndarë nga jeta në moshën 65-vjeçare pas një sëmundje të rëndë aktori i mirënjohur i skenës shqiptar, Fatos Sela. Aktori e ka nisur karrierën në Teatrin e Fierit, duke u ngjitur më pas në skenat më të rëndësishme shqiptare.
Aktor i skenës dhe i ekranit me nje karrierë të pasur artistike, ka interpretuar në shumë vepra të njohura të dramaturgjisë kombëtare dhe botërore. Ka kryer studimet e larta ne Akademinë e Arteve Tirane ku është diplomuar si aktor. Karrierën e ka nisur si regjisor ne RTV Shqipetar (1972-1975). Nga viti 1975-1995 punoi si aktor e regjisor ne teatrin Bylis te Fierit. Nder rolet me te spikatura te kësaj periudhe jane : “Dy krisma ne Paris”, “Zoti godet me puter”, “Kush e vrau Kastijin”, “Shtrigat e Salemit”, “Nje leter e humbur” etj.
Që prej vitit 1995 Fatos Sela ishte pjesë e Teatrit Kombëtar. Nder interpretimet e kesaj periudhe veçohen rolet: “Armiku i Popullit”, “Xhaxha Vanja”, “Portreti i Dorian Greit”, “Pulebardha”, “Streha e te harruarve”, “Tiranosauri”, “Pamje nga ura”, “Magjia e madhe”, “Franku i V” etj. Interpreti i tij është vlerësuar me diploma dhe çmime. Mban titullin “Artis i Merituar.”











