Nazarko: Biseda me Gorbaçovin, do të vijë në Shqipëri

Nov 17, 2011 | 8:55

Flet një prej organizatorëve të evenimentit në Tiranë. Ish-lideri komunist i ish-Bashkimit Sovjetik
do të dorëzojë titullin “Kampion bote” në shah

Gedafi u mund, ndërsa mjeshtri i sportit në shah dhe një nga organizatorët e matçit për titull kampion për femra në shah, Nazarko, thotë se ka dalë barazim me kreun e Federatës.  “Realisht dolëm barazim pas dy ndeshjesh”, rrëfen Nazarko. Por nuk mbaron vetëm me organizimin e matçit për kampion bote për femra në Tiranë nga Federata Shqiptare e Shahut. Nazarko zbulon se ka biseduar në telefon me ish-liderin e fundit komunist të ish-Bashkimit Sovjetik, Mihail Gorbaçov, i cili pritet të vijë në Tiranë për t’i dorëzuar titullin “Kampion bote” fitueses së ndeshjes më 30 nëntor. “Gorbaçovi me premtoi në telefon se edhe nëse nuk vinte në ceremoninë e Botërorit në shah se kishte operuar syrin dhe mjeket nuk ia lejonin udhëtimin në lartësi për pak kohë, do të vinte në fund të tij”, tregon Nazarko duke mos harruar të përmendë rolin kryesor të presidentit të Federatës Shqiptare të Shahut, Rezart Taçi, në organizimin e këtij evenimenti të rëndësishëm të sportit botëror në Shqipëri. “Mihail Gorbaçov është Padron i Nderit i gjithë shkollave të botës për shahun e fëmijëve, prandaj do të firmosë dhe me Ministrinë tonë të Arsimit akordin për përhapjen e tij edhe këtu”, thotë Nazarko. Sipas tij, Gorbaçovi do të jetë i shoqëruar gjatë vizitës së tij në Tiranë nga Anatoli Karpov, një prej kampionëve legjendarë të shahut. Fotoja e ndeshjes Nazarko-Ilyumzhinov është publikuar në faqen zyrtare të Federatës Botërore të Shahut në internet. “Më kërkuan të dhëna shtesë për vete, por u thashë se nuk është punë e ngjashme me Gedafin”, shprehet Nazarko. Presidenti Ilyuzhminov është deputeti më i ri i ish-Bashkimit Sovjetik. Ka qenë 14 vjeç kur është shpallur kampion i vendit tij në shah në Kalmyki, një republikë autonome ruse. Po ashtu, për 17 vjet me radhë ka ushtruar detyrën e Presidentit të Republikës në këtë vend. “Ligjin e parë që kam firmosur, – më tha, – ishte mësimi me detyrim në shkolla i shahut për fëmijë. Pasoja: sot kalmykët janë absolutë në të gjitha degët e shkencave në Rusi dhe Akademia e këtij vendi, e habitur nga kjo, mendon se ishte shahu që ka ndikuar. Ilyumzhinovi quhet shpesh diktator. Por dhe unë po të isha i pari i këtij vendi, do të jepja një urdhër të tillë. Le të më shpallnin edhe superdiktator….”, përfundon Shpëtim Nazarko.

Dy shahiste indiane e kineze, sfidë për Botërorin e shahut
Kur janë zhvilluar dy nga dhjetë finalet e Kampionatit Botëror të Shahut për Femra, rezultati i përkohshëm është në barazim 1-1 mes indianes Humpy Konery dhe kinezes Hou Yifan. Dje, shahistet më të mira të planetit ishin pushim dhe do t’i rikthehen sot sfidës në kryeqytetin shqiptar, po në orën 15:00. Edhe pse me një CV të pasur në arenën ndërkombëtare, kjo finale cilësohet si debutim për mënyrën e organizimit. Shahistet i bëjnë lëvizjet e tyre brenda një salle xhami nga ku spektatorët dhe dashamirësit e këtij sporti nuk duken. “Për mua është hera e parë”, deklaroi Honery lidhur me “izolimin”. Në duelin e tretë, Honery do të luajë me gurët e bardhë. Shahistja që arrin të grumbullojë e para 5.5 pikë në fundin e 10 “match”-ve kurorëzohet kampionia e re e botës. Premioja e këtij evenimenti, i mundësuar nga presidenti i Federatës Shqiptare të Shahut, Rezart Taçi, është 200 mijë euro.

© Panorama.al

Te lidhura