Forcat e NATO-s në Libi kanë shkatërruar dje 8 luftanije të Gedafit, në Tripoli, Al-Khums dhe Sirte, pasi ato po përdoreshin për të nisur sulme kundër civilëve. Majk Braken, zëdhënësi ushtarak i NATO-s, tha në Bruksel se Gedafi i kishte urdhëruar ata të minonin ujërat në Misrata dhe të pengonin kalimin ndihmave dhe kjo i bënte ato shënjestra legjitime. Ndërkohë, televizioni shtetëror libian paraqiti pamje të kolonelit Gedafi, teksa priste në “bunkerin” e tij disa të ftuar nga fiset e mëdha libiane. Ai shfaqej i veshur me të zeza dhe syze dielli dhe dukej në gjendje të mirë.











