TIRANE- Partia Socialiste ka kerkuar nga kryeministri Sali Berisha te pergjigjet per kontrabanden e naftes dhe 50 mije ton helm, qe sipas saj i jane hedhur ambientit, duke perfunduar ne mushkerite e shqiptareve.
Akuza e radhes, vjen nga deputeti i PS-se, Ilir Beqja, i cili gjate nje deklarate per mediat ka perseritur se kontrabanda e naftes eshte pjese e aktivitetit grabites te kryeministrit.
“Ndërkohë që Saliu dhe Luli pasuroheshin, qytetarët paguanin për riparimin e makinave të tyre. Janë 50 mijë tonë helm që i janë hedhur ambjentit dhe që kanë hyrë në shëndetin e cdo shqiptari”, tha Beqja, duke akuzuar se Berisha vret dhe helmon shqiptaret vetem e vetem per te mbajtur pushtetin.
© Panorama.al











