Shqipëria është paraqitur si një vend plot mundësi për investime potenciale në fushën e energjetikës dhe turizmit nga Ministri i Ekonomisë Nasip Naço para investitorëve amerikanë dhe jo vetëm. Gjatë samitit të biznesit SH.B.A. – Ballkan, ku ministri mbajti edhe një fjalim ai shpalosi gjithë panoramën ekonom-ike pozitive që Shqipëria ka pasur gjatë këtyre viteve duke i bazuar këto në treguesit që kanë konfirmuar edhe institucionet ndërkombëtare. Ministri Nasip Naço ka ftuar investitorët amerikanë që të investojnë në sektorin energjetik në vend duke filluar që nga hidrocentralet e deri tek gazi natyror duke theksuar këtu synimin e vendit tonë për t’u kthyer në një vend me rëndësi të lartë në tregun energjetik rajonal. Po kështu një tjetër fushë ku Naço ka ftuar investitorët amerikanë të investojnë ka qenë ajo e turizmit.











