Ish-futbollisti anglez dhe tani në rolin e analistit, Xhemi Karrager në studion e CBS Sports foli për golin e Viniciusit dhe faktin që Murinjo e kritikoi për festën.

“Të gjithë mund të festojnë si të duan, dhe Vinicius nuk duhet të durojë abuzime raciste. Duket pak hipokrite që vjen nga Murinjo, një njeri që ka festuar dhe ndoshta ka provokuar kundërshtarët e tij më shumë se çdo trajner tjetër në të kaluarën. A e mbani mend atë duke vrapuar përgjatë vijës anësore në Old Trafford?
Më kujtohet Murinjo, në një finale të Kupës FA kundër Liverpul, kur Çelsi shënoi një gol në minutën e fundit, duke u thënë tifozëve të Liverpulit të heshtnin. Është pak hipokrite nga ana e tij të kritikojë Vinícius. Ishte një gol fantastik, në një ndeshje të Ligës së Kampioneve, dhe ai ka të drejtë ta festojë si të dëshirojë”, deklaroi ai.
PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











