Multi Medical Center, një poliklinikë moderne me shërbime të integruara shëndetësore

May 24, 2026 | 21:15

Në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë operon prej disa vitesh Klinika Multi Medical Center, një qendër mjekësore multifunksionale që ofron shërbime në disa specialitete dhe diagnostikim të avancuar për pacientët e të gjitha grupmoshave. Klinika ndodhet në Kompleksin “Kika 2”, në Rrugën Tish Dahia, një nga zonat më të frekuentuara të kryeqytetit.

klinika multi medical

Qendra është konceptuar si një poliklinikë moderne, ku pacientët mund të kryejnë konsultat specialistike, analizat laboratorike dhe ekzaminimet diagnostikuese në të njëjtin ambient. Sipas informacionit publik të klinikës, Multi Medical Center ofron shërbime në fusha si obstetrikë-gjinekologji, pediatri, kardiologji, nefrologji, urologji, sexologji neurologji, hematologji, dermatologji, ORL, endokrinologji, onkologji, fizioterapi, ortopedi, imazheri diagnostikuese.

Një nga shërbimet më të promovuara nga klinika lidhet me ndjekjen e shtatzënisë dhe paketat check-up për pacientët, ku përfshihen analiza të plota laboratorike, kontrolle periodike dhe konsultime me mjekë specialistë.
Klinika ka publikuar edhe paketa të posaçme për kontrollin e parametrave shëndetësorë, përfshirë analiza si hemograma, ferritina, PCR, D-dimer dhe vizitat infektive.

multi medical

Në rrjetet sociale, Klinika Multi Medical Center prezantohet si një qendër që synon të ofrojë “cilësi, korrektësi dhe profesionalizëm” në shërbimin ndaj pacientëve, ndërsa klinika funksionon me orar të zgjatur nga e hëna në të shtunë, nga ora 08:00 deri në 20:00.

Sipas të dhënave të regjistrimit tregtar, kompania “MULTI MEDICAL CENTER (MMC)” rezulton aktive që prej vitit 2019 dhe ushtron aktivitetin e saj në Tiranë.

multi medical 2

Përmes kombinimit të konsultave specialistike, laboratorit dhe diagnostikimit në një pikë të vetme, Klinika Multi Medical Center synon të ofrojë një model të integruar të kujdesit shëndetësor privat në kryeqytet.

klinika

© Panorama.al

Te lidhura